"Humbet" 30-vjeçari shqiptar pa gjurmë në Skoci

“Humbet” 30-vjeçari shqiptar pa gjurmë në Skoci

Një shqiptar 31-vjeçar ka humbur në Skoci. Mediat vendase raportojnë se ai nuk gjendet prej disa ditësh dhe ka humbur gjurmët në zonën e Paisleyt.

Bëhet fjalë për Iren Muça, 31 vjeç.

Ai është parë për herë të fundit në rrugën Christie Street, rreth orës 2:30 të së shtunës, më datë 4 korrik 2020.

Policia ka bërë publike foton e tij ndërsa bëhet e ditur se Muça di shumë pak anglisht dhe nuk ka të afërm në zonë.

Togeri Megan Bryson, i cili që po heton “zhdukjen” e të riut tha se Muça kishte pak kohë që kishte ardhur në zonë.

Ai tha se autoritetet janë duke vëzhguar kamerat, për të parë lëvizjet e tij të fundit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit