Humbi babain në aksidentin e Rrogozhinës, gazetarja prek me dedikimin

Humbi babain në aksidentin e Rrogozhinës, gazetarja…

Tre persona kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 6:00 në bajpasin e Rrogozhinës.

Viktimat janë Tonin Mhilli, 58 vjeç, oficer i burgut të Peqinit, i cili ndodhej në mjetin tip “Audi” dhe gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, si dhe Merushe Koni dhe Bajram Koni, që humbën jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

Siç duket dhe nga pamjet makinat pësuan dëmtime të mëdha, çka tregon për përplasjen e fortë të dy mjeteve.

Tonin Mhilli është babai i gazetares Valbona Mhilli, e cila ka bërë një dedikim në rrjetet sociale.

“Pse ike u ba pa mua. Pse e doje punën më shumë se ne o ba? Pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o dritë, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o ba çohu,” shkruan gazetarja e Report Tv, teksa poston edhe një video me babanë e ndjerë.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit