Luftar dhe Pranvera Buzi, nga Fieri, para tetë vitesh humbën në një aksident djalin e tyre të vetëm Dionisin, asokohe vetëm 2-vjeç.
Vogëlushi është aksidentuar nga një furgon, por shoferi i saj, është shpallur i pafajshëm.
Për këtë arsye, familja dëshiron drejtësi, e cila deri më sot nuk ka mbërritur. I ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Luftari, shpalosi të gjithë problematikën e tij.
“Një fjalë thashë unë atje dhe më arrestuan, më thanë që i ke dërguar letra kryeministrit. Unë i kam dërguar letër kryeministrit, ministrit të brendshëm dhe do ta dërgoj deri në gjykatën e Hagës, këtë çështje. Është e vështirë ta mendosh që nga pakujdesia e shoferit të humbasësh djalin. Ne jetën po e vazhdojmë, por ne jemi në ankth që s’po marrim një drejtësi. Këtu janë dënuar njerëz të pafajshëm.