Humbi familjarët nga helmimi me kërpudha në Durrës, prek me fjalët vajza: Allahu ju past dërgu në xhenet në këtë natë të madhe të Ramazanit!

Humbi familjarët nga helmimi me kërpudha në…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti të Gjilanit, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë humbur jetën, ndërsa ndodheshin në Shqipëri me pushime. Dyshimet e para janë se anëtarët e familjes nga Gjilani janë helmuar nga këpurdhat e helmuara që i kanë mbledhur në zonën e Gjirit të Lalzit dhe që më pas i kanë konsumuar në banesën e tyre.

Vajza e Afrimit, përmes një postimi në rrjete sociale ka prekur me fjalët e ndjera kushtuar familjarëve të saj të dashur.

“Shpirtat e mi ma thajtet zemren allahu ne lula te xhenetit ju past dergu ne kete nate te madhe te ramazanit“, ka shkruar vajza e Afrimit.

Më këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haliti.

Haziri ka shkruar se apeli i tij është që të hidhet dritë sa më parë mbi ngjarjen e rëndë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen policia shqiptare bërë procedimin penal të dy mjekëve në manëz për “Mjekim të pakujdesshëm”, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit