Humbi jetën bashkë me gruan në aksidentin tragjik në Fier/ Kush është Ndue Preçi, familja që ruajti Ungjillin prej 3 shekujsh, si i shpëtoi libri i shenjtë dy herë zjarrit

Humbi jetën bashkë me gruan në aksidentin…
Gazetari Gjergj Marku tregon se Ndue vinte nga një familje që prej afro 3 shekujsh ka ruajtur Ungjillin e “Shën Markut”.
Featured image of article: Humbi jetën bashkë me gruan në aksidentin tragjik në Fier/ Kush është Ndue Preçi, familja që ruajti Ungjillin prej 3 shekujsh, si i shpëtoi libri i shenjtë dy herë zjarrit

 Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë, ku si pasojë humbën jetën Ndue dhe Pashkë Preçi.

Gazetari Gjergj Marku tregon se Ndue vinte nga një familje që prej afro 3 shekujsh ka ruajtur Ungjillin e “Shën Markut”. Në rrjetet e tij sociale, gazetari Marku ka treguar se ungjilli përdorej nga njerëzit për t’u betuar. Në rrëfimin e tij ndaj gazetarit, i moshuari nga Blinishti ka treguar sesi ungjilli ishte ruajtur edhe gjatë periudhës së komunizimit dhe gjatë dy zjarreve që ka shkrumbuar disa herë shtëpinë e tyre. I moshuari tregoi në të dy rastet e gjithë shtëpia u shemb në tokë, ndërsa Ungjillin e gjetën jashtë.

“Ndueja i Biblës”, personi unik që kam takuar, që me ka rrëfyer mitikisht sesi familje në breza e ka ruajtur Ungjillin që prej afro 3 shekuj,“-shkruan gazetari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit