Humbi jetën në aksident, zbulohet kush është 22-vjeçari nga Laçi

Humbi jetën në aksident, zbulohet kush është…

Një 22-vjeçar nga qyteti i Laçit humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor në aksin Laç-Patok.

Sipas informacioneve për mediat, i riu është shtetasi Redon Zefi, i cili humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Laç-Patok, drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi  R.Z.,22 vjeç, banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit