Humbi jetën në aksidentin tragjik, polici i burgut detyrohej të punonte natën si taksist

Humbi jetën në aksidentin tragjik, polici i…

Luan Cenollari humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi orët e para të mëngjesit në kryqëzimin e 21 Dhjetor. Ai punonte pranë Forcave Operacionale të Burgjeve, por jetesa e shtrenjtë në Tiranë dhe paga e pamjaftueshme e ka detyruar që natën të punonte si taksist.

Ai u përplas nga një makinë tjetër, shoferi i së cilës ishte i dehur.

Lajmi bëhet i ditur nga sindikata e punonjësve të Policisë së Shtetit, e cila shprehet se Cenollari, babai i dy fëmijëve, për shkak se nuk përballonte dot koston e jetesës, detyrohej që të punonte si taksist.

Cenollari ishte zhvendosur prej disa vitesh në Tiranë, dhe për shkak se duhej të mbante familjen e tij, punonte edhe si taksist, përveç punës në burgje.

Sindikata e policëve shprehet se shumë prej efektivëve detyrohen të bëjnë punë shtesë për shkak të pagave të ulëta që ka ky sektor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit