Humbi jetën në aksidentin tragjik te “Rruga e Kombit”, ky është Armand Xhaferri

Humbi jetën në aksidentin tragjik te “Rruga…

Armand Xhaferri është 31-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në “Rrugën e Kombit”.

Aksidenti i trefishtë i ka marrë jetën 31-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Fillimisht një mjet tip trajleri është përplasur me një makinë tip BMW, ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një mjet i tretë.

Viktima drejtonte BMW-në dhe ishte i vetëm në makinë. Trupi i viktimës ka qëndruar për rreth 30 minuta në makine pas përplasjes së fortë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave nga ana e Policisë.

Janë shoqëruar drejtuesit e dy mjeteve të tjera që u përfshinë në aksident.

Screenshot_4.pngScreenshot_3.png

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit