Humbi jetën në fabrikën e kromit në Bulqizë, identifikohet minatori

Humbi jetën në fabrikën e kromit në…

Para dy orësh në Bulqizë u regjistrua një ngjarje tragjike. Mësohet se në fabrikën e kromit të këtij qyteti, humbi jetën një minator 65-vjeçar. Pas hetimeve të policisë, i moshuari është identifikuar si Mustafa Kamishi dhe është aksidentuar gjatë punës në fabrikë, duke pësuar dëmtime që kanë sjellë dhe vdekjen e tij. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e plota. Paraprakisht dyshohet se viktima me iniciale M.K. 65 vjeç ka pësuar atak.

Njoftimi i policisë:

Me datë 09.12.2021, rreth orës 13.30, në vendin e quajtur fabrika e pasurimit të kromit Bulqizë, ka gjetur vdekjen shtetasi M. K , 65 vjeç, banues në Bulqizë. Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit