Humbi jetën në mënyrë tragjike pasi ra nga ballkoni i “Rogner”, kush është 28 vjeçari

Humbi jetën në mënyrë tragjike pasi ra…

Një djalë 28 vjeç, i identifikuar si Ajdin Mustafi humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u rrëzua nga ballkoni i Hotel Rogner në Tiranë. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes. Mustafi u dërgua fillimisht në spital me urgjencë, por nuk arriti të mbijetonte.

Duket se shkak për vdekjen e tij janë bërë hekurat e ballkonit të hotelit. Sipas informacioneve të bëra publike, viktima ishte mbështetur tek hekurat e ballkonit, të cilat u këputën duke bërë kështu që 28 vjeçari të binte nga lartësia e të humbte jetën për pasojë.

Miqtë e të ndjerit kanë prekur me fjalët që kanë shkruar në rrjetet sociale, pas lajmit të trishtë.

“Ikja jote e hershme është e rënd për të gjith. Do të mbetesh përgjithmonë një shok i zemrës, një koleg i dashur dhe një punonjës shembullor. Allahu te mëshiroftë Ajdin. Ngushëllime familjes Mustafi”, thuhet në një postim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit