Humbi jetën në një gropë/ Zbulohet emri i shqiptarit që ndërroi jetë në Angli

Humbi jetën në një gropë/ Zbulohet emri…

Gjykata në Maidstone, Angli, vendosi se shkaku i vdekjes së 22-vjeçarit shqiptar Algert Lleshi ishe një gropë.

Pas gati 5 muaj, një dëshmitar okular tha para gjykatës se i riu shqiptar papritur u rrotullua me biçikletën e tij, duke përfunduar në gropë.

Sipas dëshmitarit, 22 vjeçari ra menjëherë pa ndjenja dhe erdhi në vetë vetëm shtatë minuta më vonë, në momentin kur dy shoferë dhe një infermiere jashtë detyrës, kishin ndaluar për ta ndihmuar.

Kur policia dhe ambulanca erdhi, ai ishte i vetëdijshëm dhe ishte ulur në rrugë. Në momentin që ishte në gjendje të qëndronte në këmbë dhe të hynte në ambulancë, ai vazhdimisht ankohej për dhimbje në kokë dhe kërkoi ilaç për lehtësim dhimbjeje, para se të binte pa ndjenja edhe për dy minuta të tjera dhe të zgjohej sërish.

Ai u transferua në spitalin William Harvey, ku u zbulua se kishte pësuar një dëmtim traumatik në tru. Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u transferua në spitalin King’s College për një operacion urgjent.

Pavarësisht se operacioni ishte i suksesshëm, Lleshi nuk u zgjua kurrë dhe u shpall i vdekur më 5 qershor, tre ditë pas aksidentit.

Ndihmës mjekja ligjore Katrina Hepburn tha në gjykatë, se me shumë mundësi i riu shqiptar nuk e kishte parë gropën e thellë në rrugë dhe duket se ky fakt ka kontribuar në aksident.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit