Humbi jetën nga Covid-19, Gjykata e Lartë për gjyqtarin Durim Kadiu: Ka trishtuar shumë persona

Humbi jetën nga Covid-19, Gjykata e Lartë…

Gjykata e Lartë ka reguar në lidhje me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të gjyqtarit Durim Kadiu si pasojë e Covid-19.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gjykata i shpreh ngushëllime familjes, teksa shkruan se ndarja e tij nga jeta, ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq.

Kadiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit prej vitit 1994, ka drejtuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, Kabinetin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe vitet e fundit ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë.

“Gjykata e Lartë shpreh ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut Durim Kadiu. 

Z. Kadiu ka ushtruar detyrën e gjyqtarit prej vitit 1994, ka drejtuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë, Kabinetin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe vitet e fundit ka punuar si ndihmësmagjistrat në Gjykatën e Lartë.

Ndarja e tij nga jeta, ka trishtuar shumë bashkëpunëtorë të tij, kolegë e miq në Gjykatën e Lartë.

Me anë të këtij mesazhi, dëshirojmë të shprehim edhe një herë falenderimet tona si gjykatë,  për mundësinë që na u dha, për të patur pranë nesh, gjatë gjithë këtyre viteve, një bashkëpunëtor profesionist dhe të përkushtuar si Durim Kadiu dhe njëkohësisht i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes,” shkruan Gjykata e Lartë në postimin e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit