Humbi jetën pasi ra nga maja e malit/ Rrëfimi i dajës së 18 vjeçarit: Nuk mendonim se do të shkonte…

Humbi jetën pasi ra nga maja e…

Marinel Senka humbi jetën disa ditë më parë, pasi po ngjitej drejt majës së  malit Marmanga në Itali.

Daja i 18-vjeçarit tregon se Marineli kishte rënë 60 metra në humnerë pasi këmba i kishte prekur një pjesë me akull. “Marineli shkonte shpesh në alpinizëm, por te ajo maja nuk kishte shkuar më parë. Nga larg dukej se bora ka shkrirë, por maja ishte e shkrirë dhe rrëshqet. Shokët  e tij, më morën në telefon, kur i pyeta ku jeni, nuk kisha më shpresë se çdokush që ka rënë atje nuk shpëton. Nuk e dinim që do të shkonte atje, se nuk do ta lejonim.

Shokët më thanë se ishin rresht njëri pas tjetrit, sepse janë rrugica të ngushta, në kulmin e malit kanë parë që Marinelit i rrëshqiti këmba, ishte kapur në disa barishte, ata tentuan ta mbajnë por ishte e pamundur. Kanë qenë në rreth 1800 metra lartësi. Ka qenë vdekje e menjëhershme. Sa e morëm vesh, u nisëm, morëm dhe helikopter. E gjetëm trupin pas rreth 4 orësh”.

Daja e të ndjerit thotë se Marineli nuk kishte paisjet e duhura për t’u ngjitur në atë mal. “Kur ka ngrica, duhet të kesh këpuce me gjemba, të jesh i lidhur me litarë. Ishin 3 veta dhe nuk e prisnin që do të ishte aq vështirë. Nuk duhet të shkonin atje me ato paisjet që kishin. Para dy javësh, humbi jetën dikush tjetër atje, edhe pse i kishte paisjet. Por, ai ishte i ri, nuk kishte frikë akoma dhe ai guxim i mori jetë”.

Ai thotë se Marineli studionte për mekanike dhe ditën kur ndodhi incidenti fatal duhet të ishte në shkollë. “Ishte e shtunë, Marineli nuk iku në shkollë, dhe u nis drejt malit. Po të shkonte në shkollë, nuk do të ndodhte ajo që ndodhi…

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit