Humbi jetën tragjikisht bashkë me të atin, reagon klubi i Vllaznisë: Jason ishte një lojtar me perspektivë

Humbi jetën tragjikisht bashkë me të atin,…

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Bogë një ditë më parë, ku babë e bir, Pjetër dhe Jason Rrushaj humbën jetët tragjikisht pasi i mori përpara uji pas përmbytjeve në Shkodër, ka tronditur të gjithë.

Reshjet e shumta të shiut shkaktuan përmbytje në pjesën veriore të vendit.

Klubi i Vllaznisë bën me dije se Jason ishte pjesë e akademisë së tyre, ndërsa përmes një reagimi në rrjetet sociale u shpreh ngushëllime familjarëve.

“Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike dje në Bogë e Pjetër dhe Jason Rrushajt ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Jason ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”.. KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rushaj, e po ashtu edhe Akademisë së Futbolllit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Jason!”, shkruan Vllaznia.

Situata më problematike vazhdon në Shkodër, ndërkohë Ministria e Arsimit njoftoi dhe pezullimin e proesit mësimor në 14 shkolla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit