Humbi ekuilibrin dhe u mbyt, kjo është “varka” me bidona që mori jetën e minatorit bulqizak

Humbi ekuilibrin dhe u mbyt, kjo është…

Rreth orës 13.30 të ditës së djeshme, në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë u regjistrua një ngjarje e rëndë, teksa mbeti i vdekur minatori, 65-vjeccar, Mustafa Kamishi. Mësohet se i ndjeri ka qenë në një varkë të improvizuar me bidonë dhe për një moment ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujë, ku dhe është mbytur dhe ka gjetur vdekjen.

Kamishi ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese të fabrikës së bashku me dy punëtorë të hipur sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë dhe për pasojë ka vdekur. Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e aktivitetit në fabrikën e Bulqizës Islam Nika 53 vjeç dhe 2 punëtorë, Rruzhdi Koçi 52 vjeç dhe Avni Alliu 38 vjeç, të cilët akuzohen se kanë thyer rregullat e mbrojtjes në punë dhe janë munduar të fshehin rrethanat e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit