Humbi kontrollin e makinës, vdes 53-vjeçari shkodran

Humbi kontrollin e makinës, vdes 53-vjeçari shkodran

Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin “Levan-Vlorë” ku ka mbetur i vdekur shtetasi Dritan Shena, 53 vjeç, banues në Shkodër. I ndjeri po udhëtonte me automjetin e tij tip “Covert” dhe papritur ka dalë nga rruga duke gjetur më pas vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i Plotë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka dalë nga rruga automjeti tip “Covert” me drejtues shtetasin D. Sh., 53 vjeç, banues në Shkodër, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit