Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në humnerë| Pas vdekjes së 17-vjeçarit, arrestohet shoferi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në…

Një aksident me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari dhe plagosjen e një tjetri u regjistruar mbrëmjen e kaluar në Bulqizë. Viktimë mbeti Florian Pupuleku, i cili ishte pasagjer në mjetin që u aksidentua, ndërsa drejtohej nga shoku i tij, shoferi 20-vjeçar Ervis Terziu.

Pas ngjarjes, policia ka bërë të ditur se Terziu , 20 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke rënë nga një lartësi rreth 100 m, dhe për këtë është arrestuar, ndërsa aksidenti mori jetën e shokut të tij, teksa u plagos edhe vetë.

Policia:

Nga specialistët e Seksionit të  Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër, u bë arrestimi i shtetasit E.T., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën e fshatit Trebisht, Bulqizë, rreth orës 17.00, datë 08.12.2021, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke rënë nga një lartësi rreth 100 m, dhe për pasojë mbeti i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit dhe  humbi jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, banues në Durrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit