Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Rrilë–Hidrovor, në Lezhë, ku ka humbur jetën një 50-vjeçar.
Sipas të dhënave paraprake, Shkëlqim Gjoni ishte duke udhëtuar me motomjet kur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë. Si pasojë e plagëve të marra, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve.
Gjoni ishte baba i katër fëmijëve, ndërsa lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur familjarët dhe të afërmit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkakun e aksidentit.