Humbi kontrollin e motorit, Serxho Sula viktima e aksidentit në Greqi

Humbi kontrollin e motorit, Serxho Sula viktima…

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e 25 shkurtit në aksin Seksklou – Volos në Greqi. Pak para orës 18:00, i riu shqiptar, i identifikuar si Serxho Sula është përplasur teksa po udhëtonte me motorin e tij. Si pasojë e ngjarjes, për shkak të plagëve të rënda shqiptari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Motori me të cilin i riu po udhëtonte dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka dalë nga rruga, për pasojë ka goditur bordurat anësore dhe fatkeqësisht 26-vjeçari ka ndërruar jetë. Një ambulancë e EKAV mbërriti në vendngjarje, por shqiptari kishte dhënë shpirt.

Serxho Sula po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit