
Në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë ka ndodhur një aksident ku një motor humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Drejtuesi i motorrit ishte 42- vjeçari Enton Ndini nga Saranda, banues në Rusani.
42-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra. Ende nuk dihet se çfarë shkaktoi humbjen e kontrollit të motorrit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Fushë-Verri.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprakRreth orës 14:00, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Verri, shtetasi E. N., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit shtetasi E. N, ka ndërruar jetë, në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.