Humbi kontrollin e zetorit dhe doli nga rruga, vdes 56-vjeçari në Mirditë

Humbi kontrollin e zetorit dhe doli nga…

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në fshatin Gëziq të Mirditës. . Një 56-vjeçar me iniciale R.Gj. ka humbur kontrollin e zetorit dhe ka dalë nga rruga duke u plagosur rëndë e duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Rrethanat nuk dihen ende, teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.11.2021, rreth orës 12:25, në fshatin Gëziq, Mirditë shtetasi R.Gj., 56 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit