Humbi kontrollin në dishezë, i moshuari ne zetor del nga rruga dhe aksidentohet

Humbi kontrollin në dishezë, i moshuari ne…

Një aksident ka ndodhur në fshatin Kaninë të Vlorës, ku një mjet bujqësor, zetor, ka dalë nga rruga.

Mësohet se drejtuesi i zetorit ka humbur kontrollin e mjetit teksa lëvizte në një dishezë, duke bërë që mjeti të dilte jashtë rruge.

Për pasojë, drejtuesi ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet përkatëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit