Humbi krahun dhe këmbën pas përplasjes nga treni, dëmshpërblehet me 90 milion dollarë

Humbi krahun dhe këmbën pas përplasjes nga…

Një burrë i dehur që ra mbi shinat e trenit dhe pësoi dëmtime të rënda, ka fituar një dëmshpërblim të madh pasi shoferi i trenit nuk arriti të ndalonte përpara se ta përplaste.

Më 30 qershor 2018, 56-vjeçari, Lamont Powell, 56 vjeç, përjetoi një aksident të rëndë që i rrezikoi jetën në stacionin Broadway Junction në East New York, Powell. Ai ra mbi shinat e metrosë pasi ishte nën efektin e alkoolit.

Ai u përplas nga një tren dhe si pasojë humbi një këmbë (pjesën e kofshës) dhe pjesën më të madhe të njërit krah.

Powell ngriti një padi ndaj MTA-së (Autoriteti Metropolitan të Transportit), dhe avokati i tij, Ira Newman, argumentoi se shoferi kishte mjaftueshëm kohë të ndalte trenin dhe të parandalonte përplasjen.

Newman tha: “Kjo është një çështje që lidhet me sigurinë publike. Ky aksident nuk do të kishte ndodhur nëse shoferi i trenit do të kishte tërhequr frenat emergjente sipas rregullave të MTA-së kur pa njerëzit duke e paralajmëruar për dikë mbi shina.”

Banori i Brooklyn-it fitoi padinë e tij ndaj MTA-së muajin e kaluar, duke e detyruar MTA-në të paguajë një dëmshpërblim marramendës prej 90 milionë dollarësh.

Powell ishte mbi 100 metra larg trenit në momentin kur u rrëzua te shinat, duke i dhënë shoferit kohë të mjaftueshme për të ndaluar dhe shmangur përplasjen. Gjithashtu, kur treni po afrohej, njerëzit po i bërtisnin dhe valëvitnin duart për ta ndaluar mjetin.

Një ish-inxhinier i MTA-së dëshmoi gjatë gjyqit duke deklaruar se një tren që udhëton me 16 milje në orë ka nevojë për rreth 33 metra për të ndaluar, ndërsa shoferi kishte mbi 110 metra distancë për të reaguar.

Newman pranoi se klienti i tij kishte konsumuar alkool, por shtoi se ai mund të kishte rënë mbi shina në të njëjtën mënyrë sikur dikush të ishte shtyrë, të kishte humbur ndjenjat, apo të kishte pësuar një krizë epileptike.

Ky vendim kundër MTA-së është një nga më të kushtueshmit për këtë institucion transporti.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit