Humbi kujtesën, 56-vjeçari i propozon sërish gruas pasi harroi se ishin martuar

Humbi kujtesën, 56-vjeçari i propozon sërish gruas…

Një 56-vjeçar nga Connecticut, SHBA, që vuan nga sëmundja e Alzheimer-it, i propozoi për herë të dytë gruas së tij prej 12 vitesh pasi nuk e mbante mend se ishin martuar. Peter Marshall filloi të kishte probleme me kujtesën në vitin 2017 dhe pavarësisht se harroi kujtimet e tij, ishte i sigurt se Lisa kishte një vend të veçantë në zemrën e tij.

Peter i propozoi dashurisë së tij vitin e kaluar ndërsa po shikonin një skenë martese në televizion. Ndërsa ishin ulur së bashku, ai e pyeti gruan nëse dëshironte të martohej me të, duke harruar se kishin shkëmbyer premtimet shumë kohë më parë.

Më pas, dyshja iu drejtua altarit për herë të dytë para miqve dhe familjes në Prill. “Ai nuk e di që unë jam gruaja e tij. Jam thjesht personi i tij i preferuar. Jam gruaja më me fat në botë. Ishte kaq perfekte. Nuk mund të kisha ëndërruar për një ditë më të mirë.”, tha Lisa.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit