Humbi të birin në aksidentin në Bullgari | Flet babai shqiptar: Telefoni i tij binte akoma

Humbi të birin në aksidentin në Bullgari…

Në mesin e viktimave të aksidentit në Bullgari ishte edhe Visar Aliti, i biri i Orhanit i cili mundi të shpëtojë nga tragjedia e rëndë duke dalë nga mjeti i përfshirë nga flakët.

Tejet i prekur Aliti ka rrëfyer dhimbjen që përjetoi kur mori vesh se i biri kishte vdekur.  Ai u shpreh se ka pasur shpresë që edhe Visari do të dilte i gjallë nga autobusi, por se për vdekjen e tij e ka marrë vesh me pas nga familjarët. Orhani tregoi se në ato momente, Visarit i bënte zilja e telefonit.

“Për Visarin unë pata shpresë se telefoni cingërojke, shumë kam mbajt shpresë por pardje erdhën familjarët më thanë, m’i humbën shpresat.  I jepesha vetes një shpresë që paska mbet dikun, se telefoni cingërojke, por familjarët më thanë që ndërroj jetë”, ka thënë ai.

Të dy ata kishin shkuar për udhëtim në Turqi. Në tragjedinë e rëndë, mbetën të vdekur 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, kryesisht me nënshtetësi shqiptare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit