Humbi zgjedhjet lokale në Prizren, kandidati: Fajin e ka horoskopi!

Humbi zgjedhjet lokale në Prizren, kandidati: Fajin…

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka humbur zgjedhjet në Prizren, teksa fajin për këtë ia lë horoskopit. Në një deklaratë, Quni tha se një nga faktorët për humbjen e tij në zgjedhje ka qenë edhe pozita e yjeve në horoskop.

Kujtojmë se Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme, ku doli i treti pas Mytaher Haskukës së Lëvizjes Vetëvendosje (40,43%) dhe Shaqir Totajt të Partisë Demokratike të Kosovës (31,10%).

Anton Quni:

Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim. Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit