Humbi zgjedhjet në Malishevë, kandidati tërhiqet nga politika

Humbi zgjedhjet në Malishevë, kandidati tërhiqet nga…

Pas zgjedhjeve në Kosovë dhe humbjes në Malishevë, kandidati i PDK-ës, Isni Kilaj, ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika. Përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook, Kilaj ka thënë se jeta poltike për të ka mbaruar, ndërsa ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij.

Kilaj:

Të dashur qyteterë të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë të PDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju! Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë! Unë e respektoj këtë vendim! Jufaleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua! Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borgj gjithmonë! Jufaleminderit përjetësishtē të gjithë Ju që më besuat!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit