Humbi zgjedhjet, Trump thirrje për protestë të dhunshme: Stop vjedhjes së votave!

Humbi zgjedhjet, Trump thirrje për protestë të…

Presidenti amerikan Donald Trump iu ka premtuar mbështetësve të tij se do të ketë një protestë të “egër” në Uashington më 6 janar, pikërisht ditën kur kongresi amerikan ka planifikuar të mblidhet për të finalizuar zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit 2020.

“Statistikisht është e pamundur të kemi humbur zgjedhjet e 2020. Do të ketë një protestë të madhe më 6 janar, Ejani atje. Do të jetë një protestë e egër”, -ka bërë thirrje Trump në ‘Twitter’ që në muajin dhjetor, një thirrje që e ka përsëritur herë pas here, teksa pretendon se zgjedhjet e 2020 u manipuluan dhe se fitues nuk është Biden por vetë ai. Kjo është hera e parë që një president amerikan bën thirrje për mbajtjen e protestave në kundërshtim të rezultatit të zgjedhjeve. Mbledhja e kongresit më 6 janar konsiderohet thjesht si një formalitet, ku thjesht senatorët aprovojnë rezultatin.

Biden fitoi zgjedhjet me 306 vota elektorale, ndërsa Trump mori 232 vota të tilla, një rezultat i konfirmuar nga Kolegji Zgjedhir më 14 dhjetor. Disa republikanë pro-Trumpit janë shprehur se kanë në plan të prishin procesin zyrtar më 6 janar. Dy javë më vonë më 20 janar pritet inaugurimi i Biden si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump raportohet se është shprehur se mund të refuzojnë të largohet nga Shtëpia e Bardhë atë ditë. Biden është shprehur në një intervistë se nuk e shqetëson personalisht fakti që Trump mund të mos jetë në ceremoninë e inaugurimit të tij, por e shqetëson fakti sesi do të duket mungesa e prezencës së tij në sytë e pjesës tjetër të botës.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit