Humbin jetën dy pacientë me koronavirus tek 'Infektivi'

Humbin jetën dy pacientë me koronavirus tek…

Dy persona të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në spitalin ‘Infektiv’. Ndërsa numri total i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 53.

Raportohet se bëhet fjalë për një 59-vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77-vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive.

Ndërsa në 24 orët e fundit, mësohet se janë regjistruar 61 raste të reja me Covid-19. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.
Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit