Humbin jetën dy të moshuar, njëri në Peshkopi dhe tjetri në Memaliaj

Humbin jetën dy të moshuar, njëri në…

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar ditës së sotme në vend. Dy të moshuar kanë humbur jetën, njëri më Peshkopi dhe Memaliaj. Konkretisht një 70-vjeçar në Peshkopi me inicialet Sh. A., duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën pasi ra në anë të bodrumit të një pallati.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 11.50, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, duke ecur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë është rrëzuar duke rënë në anë të bodrumit të një pallati. Si pasojë e lëndimeve të marra shtetasi Sh. A., ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në Memaliaj, një 66-vjeçar me inicialet L. V., është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetën për shkaqe natyrale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pasditen e djeshme, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesën e tij, në fshatin Maricaj, Memaliaj, shtetasi L. V., 66 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se 66-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit