
Futbollisti thotë se do të respektojë kontratatën deri në afatin e vendosur.
Pas humbjes së rëndë të PSG -së kundër Bayern Munich në ndeshjen e parë që korrespondon me fazën e 16-të të Ligës së Kampionëve dhe pasi u pa në një turne pokeri e një vend për ushqim të shpejtë, Neymar Jr. e gjeti veten në mes të një stuhie thashethemesh që flisnin për largimin e tij nga klubi sportiv.
Ditë më parë, u përfol sikur klubi kishte marrë vendimin drastik për të të heqëur qafe lojtarin në merkaton e radhës. Por këtyre thashethemeve i ka dhënë fund vetë Neymar.
Ai ka thënë se dëshiron të respektojë afatin e kontratës së tij deri në ditën e fundit. Neymarit iu rinovua kontrata deri në vitin 2027 në mesin e vitit të kaluar dhe po merr një shifër afër 36 milionë euro në vit, shkruan TYC Sport.
Jorge Campos (menaxheri i klubit) u takua me Todd Boehly (pronar i Chelsea) për të diskutuar një transferim të mundshëm në Stamford Bridge, por qëllimi i ish-lojtarit të Santos dhe Barcelonës është të qëndrojë në kryeqytetin francez në kërkim të Ligës së Kampionëve të parë në klub.