Humbje e madhe për humorin shqiptar, ndahet nga jeta aktori 54-vjeçar

Humbje e madhe për humorin shqiptar, ndahet…

Humbje e madhe për humorin shqiptar dhe atë shkodran në veçanti.

Humoristi shkodran, Anton Krosaj, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Prej kohësh, aktori vuante nga një sëmundje e rëndë.

Anton Krosaj, i lindur më 26 janar 1966, ishte pjesë e estradës së teatrit “Migjeni”.

Ai numëron dhjetëra role në komedi dhe skeçe.

Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër.

Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqje dhe luajti shumë rrole ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare.

Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale.

Ka marrë pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi.

Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit