Hungaria ndalon hyrjen e vizitorëve shqiptarë, vijnë nga një vend i 'rrezikshëm'

Hungaria ndalon hyrjen e vizitorëve shqiptarë, vijnë…

Hungaria ka vendosur masa të reja kufizuese që prekin të huajt nga disa shtete, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Ato janë kaluar në listën e kuqe të vendeve me rrezikshmëri të lartë nga përhapja e virusit.

Duke filluar nga dita e mërkurë, hungarezët që kthehen nga vendet e kësaj liste dhe asaj të verdhë do të jenë të detyruar të bëjnë kontrolle dhe të qëndrojnë në karantinë për dy javë, edhe nëse nuk janë të infektuar.

I vetmi përjashtim do të bëhet për ata që kanë dalë dy herë negativë në testin për koronavirus gjatë pesë ditëve të kaluara.

Nga këto masa përjashtohen personat që udhëtojnë tranzit, ata që transportojnë mallra dhe ata që udhëtojnë për qëllime biznesi, të cilët për çdo rast do t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore.

Hungaria deri me sot ka regjistruar 595 vdekje nga koronavirusi dhe 4,234 të infektuar.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit