Husky nxirret i gjallë nga rrënoja e tërmetit pas 23 ditësh

Husky nxirret i gjallë nga rrënoja e…

Një husky u nxorr i gjallë nga rrënojat në Turqi, 23 ditë pasi qëndroi i bllokuar nën një ndërtesë dykatëshe të shembur. Alex u nxorr nga rrënojat në Antakya në provincën e Hatay, pasi shpëtimtarët e dëgjuan ndërsa vijonin kërkimet. 

Pavarësisht se kishte kaluar 23 ditë nën rrënoja, gjëja e parë që bëri këlyshi miqësor ishte lëpiu me gëzim fytyrën e shpëtimtarit të tij. Aleksi u dërgua në spitalin e kafshëve ku mori trajtim. 

Ai kishte humbur peshë, por sërish ishte në gjendje të mirë shëndetësore, raporton Daily Mail. 

Vullnetari i HAYTAP, Osman Polat tha: “Ishte vërtet një mrekulli. Është vërtet një mrekulli që ai mbijetoi në rrënoja për 22 ditë pa ngrënë apo pirë asgjë.” 

Seria e tërmeteve shkatërruese kanë vrarë tani më shumë se 50,000 njerëz në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore, me Hatayn, një nga provincat që është goditur më fort. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit