Hygerta Sako flet hapur për sfidat e një mami beqare në Shqipëri

Hygerta Sako flet hapur për sfidat e…

Moderatorja tërheqëse e sportit, Hygerta Sako e pyetur në emisionin “Live From Tirana” në lidhje me vajzën dhe planet për të ardhmen është shprehur:

“Vajza ime është e rritur, thuajse 15-vjeçe. Puna ime fatmirësisht është goxha e mbledhur, nuk kam orare të gjata, kam një ditë jo shumë të ngarkuar.

Kam kohë për familjen, vajzën, shoqërinë. Kur vajza ishte e vogël dhe më ftuan të isha pjesë e një emisioni mëngjesi që niste në orën 7 e kisha të pamundur ta pranoja sepse vajza ishte 2-3-vjeçe.

Ata u treguan të mirë dhe e nisja pas orës 8 emisionin. Katër vite kanë qenë një luftë e vërtetë por kur ke shumë dëshirë për t’ja dalë nuk ka gjë të pamundur”.

Pavarsisht angazhimeve të Sakos janë të shumta ajo mundohet të gjejë kohë për vajzën e saj por pohon se një ndihmë të madhe ka patur edhe prindërit e saj.

“Çdo moshë e fëmijës ka problematikat e veta. Kur është e vogël duhet të rrish me të, të kalosh kohë me të.

Vitet e para të shkollës ishin më të rëndësishmet, unë kam qenë aty për t’i qëndruar pranë.

Në moshën e adoleshencës duhet të jesh e kujdesshme, është moshë delikate, duhet të kalosh kohë efektive. Kam patur prindërit që janë marrë më vajzën dhe kam qenë e rehatuar nga kjo anë”.

E pyetur në lidhje me patnerin ideal ajo shprehet se me kalimin e viteve bëhet më e vështirë pasi rriten kërkesat:

“Në fakt rriten standartet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standartet rriten. Kërkon nga vetja shumë por edhe nga tjetri.

Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur, është mentaliteti që familja është e rëndësishmë dhe duhet luftuar për të, është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjëjnë një partner të moshës së tyre.

Më duket mision shumë i vështirë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit