Hyn në hotel të kërkojë ujë, hajduti vjedh çantën me para

Hyn në hotel të kërkojë ujë, hajduti…

Një recepsionist në Hotel Vivar tek Shallvaret ka raportuar vjedhjen që ka ndodhur në ambientet e hotelit.

Incidenti ndodhi kur një burrë hyri në hotel, duke u shtirur si klient në kërkim të një dhome.

Sipas recepsionistes, burri kërkoi një shishe ujë. “Në momentin që shkova të marr ujin, ai përfitoi nga rasti dhe vodhi çantën time,”-tha ai.

Çanta e vjedhur përmbante dokumenta të rëndësishme dhe 18,000 Lek në para cash.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit