Hynë në Uzinën e Gramshit, liron dy rusët dhe ukrainasi

Hynë në Uzinën e Gramshit, liron dy…

Dy “turistët” rusë, Svetlana Timofevaa dhe Mikhail Zorin, si dhe ukrainasi Fedir Alpatov, janë lënë të lirë nga Gjykata e Elbasanit. Të tre këta shtetas hynë pasditen e 20 gushtit të vitit të kaluar në Uzinën e Gramshit, teksa u pikasën nga rojet e subjektit ushtarak.

Në tentativë për t’u shpëtuar rojeve, “turistët” që ishin në brendësi të Uzinës sulmuan me sprajt djegës dy ushtarë. Për shkak të afateve hetimore, Gjykata ka liruar këta shtetas duke mos marrë masë arrest me burg. Svetlana Timofevaa dhe Fedir Alpatov do të qëndrojnë nën masën detyrim paraqitje ndërsa Mikhail Zorin në arrest shtëpie.

Ndaj tyre pati dyshime për spiunazh, në një kohë që Shqipëria kishte shkëputur marrëdhëniet me Rusinë. Kjo akuzë nuk u provua kurrë dhe “turistët” e arrestuar ja hodhën paqë. Minimalisht ata duhet të ishin dënuar nga 1 deri në 5 vite burg për dëmtim për shkak të detyrës ndaj dy ushtarëve roje, plus edhe për hyrje pa leje në një subjekt ushtarak të rendësisë së lartë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit