Hyri me semafor të kuq, Policia i thyen shqiptarit 3 brinjë

Hyri me semafor të kuq, Policia i…

Një qytetar në Gjakovë përfundoi i shtruar në  spital me tre brinjë  të  thyera për shkak të  dhunë së  ushtruar ndaj tij nga disa efektivë  policie.

Arsyeja e rrahjes ishte fakti se burri nuk iu bind urdhrit të  patrullës për  të  ndaluar pasi kishte shkelur rregullat e qarkullimit, duke kaluar me semafor të

kuq. Policia njoftoi se në  spital ka shkuar dhe një  nga punonjësit e saj që  gjithashtu kishte marrë  lëndime gjatë  arrestimit. Ajo u përpoq ta minimizonte seriozitetin e situatës së  qytetarit duke thënë  se ai ka pasur vetëm “disa gërvishtje në  fytyrë” dhe se efektivë kishin qenë  të  detyruar të  ndërhynin duke përdorur sipas saj, një  “dhunë  të  butë”. Ky nuk është  megjithatë  dhe qëndrimi i Inspektoratit Policor të Kosovës, I cili konfirmoi se ka nisur një  hetim mbi rastin.

Mediat vendase  insistojnë  se 60-vjeçarit shqiptar që  jeton dhe punon në  Holandë , I janë  thyer të  paktën tre brinjë  nga goditjet e forta që  ka marrë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit