Një 40-vjeçar ka rënë në pranga pasi është kapur në flagrancë në Kavajë, duke tentuar të largohej nga banesa ku kishte vjedhur. 40-vjeçari sapo kishte konstatuar mbërritjen e forcave të policisë është larguar menjëherë, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë pasi është kapur në flagrancë nga uniformat blu. Ndërkaq mësohet se gjatë kontrollit fizik shtetasit S.P., 40 vjeç i është gjetur një thikë që i është sekuestruar.
Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. S. P. do të përballet me akuzat për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.