Hyri në lumë për të shpëtuar motrën, ndërron jetë heroi 10 vjeçar

Hyri në lumë për të shpëtuar motrën,…

Historia dramatike e një 10-vjeçari në SHBA po bën xhiron e mediave, ndërsa ai cilësohet si hero. Vogëlushi u hodh dje në një lumë në Dakotën e Jugut për të shpëtuar motrën e tij, e cila po mbytej.

People shkruan se Ricky Lee Sneve u hodh lumin Big Sioux pasi motra e tij e vogël ra aksidentalisht në ujë. Mësohet se vogëlushët ishin në piknik me familjen e tyre. Ishte babai ai që u fut i pari në ujë për të shpëtuar motrën, ndërsa më pas u hodh edhe Ricky.

Djali arriti që të shtynte të motrën në breg, ndërsa më pas u zhduk nën ujë. Turpi i tij u gjet pas disa orësh kërkimi nga një ekip palombarësh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit