Hyri në operacion për të hequr mitrën, mjeku i “vjedh” veshkat

Hyri në operacion për të hequr mitrën,…

Një rast i rëndë trafikimi organesh është zbuluar në Indi. Një mjek i vodhi veshkat një pacienteje dhe u zhduk. 18-vjeçarja Sunita Devi i’u nënshtrua operacionit për të hequr mitrën pasi vuante nga një sëmundje. Dyshohet se doktori i vodhi dy organet dhe u zhduk.

Kjo gjë u kuptua nga nëna e sa, pasi pa që gjendja e saj u përkeqësua pas operacionit dhe ajo u dërgua në një spital në rrethin Muzaffarpur të Indisë. Mjekët i thanë që vajza nuk kishte veshka dhe se do të vdiste nëse nuk do të kishte kujdes urgjent mjekësor. Dyshohet se ai bën pjesë në një rrjet të madh trafiku organesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit