Hyri në Shqipëri me 118 kg kanabis, rumuni bën ironi në gjykatë: Më nxirrni bukur në TV

Hyri në Shqipëri me 118 kg kanabis,…

Xhorxho Komani ka dalë përpara togave të zeza në Gjykatën e Korçës këtë të mërkurë. Shtetasi rumun u kap me 118 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa në rulotën që po udhëtonte nga Kapshtica. Ai u pikas në pikën kufitare duke futur fshehurazi sasinë e madhe të lëndës narkotike, teksa shoqërohej nga Daniela Buturugaru. Të dy janë ndihmës kuzhinierë në profesion dhe kishin vendosur të vizitonin Shqipërinë.

Për të dy shtetasit rumunë, gjykata ka vendosur masën me burg pasi janë vërtetuar provat se lënda narkotike u përkishte atyre. Mirëpo në sallën e gjyqit Xhorxho Komani është shfaqur i pashqetësuar. Madje teksa gazetarët filmonin disa pamje përpara fillimit të gjyqit, ai ka ironizuar pranin e tyre duke i kërkuar që ta filmojnë sa më bukur.

Prisni të rregullohem pak. A jam i bukur? Më nxirrni siç jam në televizor, dua të dal mirë” – ka thënë rumuni teksa rregullonte flokët.

Avokati i rumunëve Mateo Balli thotë se të dy shtetasit mohojnë të kenë dijeni për drogën. Ai shprehet se u kërkua masë më e lehtë, ndalim i daljes jashtë Shqipërisë. Ata janë shprehur se përpara togave të zeza se kanë qenë turistë dhe se kishin kaluar pushime dhe në Selanik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit