Hysaj bën testin e koronavirusit, del përgjigjia për mbrojtësin shqiptar

Hysaj bën testin e koronavirusit, del përgjigjia…

Skuadra e Napolit ka qenë ndër të parat që ka kryer tamponët e detyrueshëm para fillimit të stërvitjeve, edhe pse për momentin ato janë individuale. Klubi napolitan ka vendosur që tamponëve për COVID-19 t’u nënshtrohen lojtarët, stafi teknik dhe të gjithë drejtuesit apo punëtorët e klubit që do të kenë kontakt të afërt me ta.

Gjatë pasdites është mësuar se tamponët e parë që u janë marrë futbollistëve, kanë rezultuar të gjithë negativë. I vetmi për të cilin nuk ka ende përgjigje është ai i Karnezis, i cili do të procedohet nesër. Megjithatë, kjo nuk bën të “pastër” skuadrën e Napolit.

Për të qenë e tillë do të duhet që të vijë vërtetimi edhe nga tamponi i dytë. Napoli do ta kryejë një të tillë nesër për të gjithë futbollistët, në mënyrë që të jetë i sigurt se nuk ka futbollistë të infektuar në radhët e tij, edhe pse për momentin po kryen vetëm stërvitje individuale.

Skuadra më pas do të fillojë të bëjë stërvitjet në grup, por tamponët do të jenë një realitet i vazhdueshëm në jetën e saj, ashtu si edhe klubeve të tjera të Serisë A të cilat do të shohin herë pas here gjendjen e lojtarëve. Kushdo që rezulton pozitiv, do të izolohet në karantinë dhe nuk do të ketë kontakt tjetër me ekipin, ndërsa ky i fundit do të vazhdojë rregullisht punën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit