Hysaj: Jemi grup fantastik, t’i fillojmë me këmbën e mbarë eliminatoret e Botërorit

Hysaj: Jemi grup fantastik, t’i fillojmë me…

Elseid Hysaj vjen në Kombëtare, pas paraqitjeve fantastike në ndeshjet e fundit me fanellën e Napolit.

Mbrojtësi shkodran doli ditën e sotme në konferencën për shtyp nga Barcelona, në prag të ndeshjes ndaj Andorrës, ku u shpreh se kuqezinjtë do ta nisin mbarë fushatën kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

“Ta fillojmë me këmbën e mbarë, ndeshjet e para janë më të rëndësishme. Të jemi kompakt si në ndeshjet e fundit dhe të vazhdojmë përpara. Mund ta nisim mbarë me Andorrën. Kemi shumë lojtarë me minutazh të madh dhe formë të mirë.

Jemi një grup fantastik, lojtarë si Bajrami mund të na japin një dorë më shumë. Kemi folur sepse kemi luajtur kundër tij, është lojtar shumë i mirë. Është në një skuadër ku ka mundësi të eci përpara. Kualitetet i ka, presion nuk do të ketë, është qytet i vogël dhe i qetë, thjesht duhet të tregojë vlerat.

Jemi mësuar, edhe ne po luajmë çdo 3 ditë. U bë 1 vit që po luajmë në këto kushte. Nuk do të jetë problem për asnjë nga lojtarët.

Andorra? Është më mirë kur e njeh një kundërshtar. Janë lojtar që dinë të luajnë futboll. Duhet të jemi të përqendruar dhe ta bëjmë ndeshjen e lehtë për të mos pasur problem”, deklaroi Hysaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit