Hysaj me shokë të gjithë negativ, Napoli rifillon stërvitjen

Hysaj me shokë të gjithë negativ, Napoli…

Pas dy muajsh pauze, Napoli i rikthehet këtë të diele stërvitjeve, sigurisht individuale dhe me masat e duhura të sigurisë. Ka qenë vetë klubi napolitan që ka njoftuar rifillimin e stërvitjeve pasi të gjithë lojtarët dhe stafi teknik kanë rezultuar negativ pas testeve që iu nënshtruan:

“Përfundon testet diagnostikuese, nga 10 maji të gjithë mund të zhvillojnë stërvitje individuale duke respektuar rregullat e vendosura”, lexohet ndër të tjera në postimin e klubit. Gattuso ka në dispozicion grupin e plotë, të gjithë lojtarët ndodhen në Napoli, të gatshëm për të rifilluar stërvitjen. /Balkan Web

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit