Hysaj shënoi gol pas shumë ndeshjesh në Serie A, ai flet për të ardhmen e tij

Hysaj shënoi gol pas shumë ndeshjesh në…

Hysajt iu desh të priste 6 vite dhe të zhvillonte 188 ndeshje për të shënuar golin e parë në Serie A, i cili në fakt erdhi në formën më të bukur, një gol fantastik që për fatin e keq të Hysaj nuk arriti do ta festonte me tifozët.

Batutat në rrjetet sociale pas golit të Hysaj ishin të shumta, 2020 do të kujtohet për shumë gjëra por dhe për golin e Hysaj.

Kapiteni kuqezi zhvilloi një ndeshje perfektë përballe Sassuolo, u shpall lojtari më i mirë, një sfidë që Hysaj e ka shijuar në maksimum:

“Jam shumë i lumtur për këtë gol të shënuar me fanellën azzurre, shumë i bukur.Nuk ishin tifozët por gjithsesi e shijova, ia dedikoj bashkëshortes time, vajzës dhe familjes time”, u shpreh Hysaj në intervistën e tij për “La Gazzetta dello Sport” duke u ndalur më pas tek sfida e kthimit kundër Barcelonës në Champions League: “Duhet të rreguypollojmë disa gjëra të vogla dhe më pas të jemi gati”. Në fund Hysaj u ndal edhe tek e ardhmja e tij: “Ndihem shumë mirë, kjo shihet edhe në fushë. Napoli është shtëpia ime, do ta shijoj deri në fund, nëse do të ketë rinovim apo jo, në futboll kurrë mos thuaj kurrë”, u shprej Hysaj.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit