Hysni Gura: Po nëse s’ka kërkesa për birësim, si do bëhet, ku do shkojnë jetimët?

Hysni Gura: Po nëse s’ka kërkesa për…

Hysni Gyra ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me jetimoret dhe birësimet.

Ai ka shkruar se janë lajmëruar jetimoret se institucione do të mbyllen dhe jetimët të birësohen ku të duan.

Reagimi i plotë:

Sa të poshtër janë.

Kanë lajmëruar jetimoret se këto institucione do të mbyllen dhe jetimët të birësohen ku të duan. Shtëpia e fëmijës në Vlorë i ka fëmijët nga 3 muash deri 5 vjeç.

Po nëse s’ka kërkesa për birësim, si do bëhet, ku do shkojnë jetimët?

Jetimi ka një status të veçantë në librat hyjnore dhe në kodet morale shoqërore. Nëse i shkohet deri në fund këtyre çmendurive se do mbyllen institucionet jetimore dhe të shkohet drejt atij ligjit që është propozuar për ndryshim të kodit të familjes, ku çdo njeri ka të drejtë të shkojë të birësojë fëmijë, pa plotësuar as kushtet, është njëlloj si ligji që i vuri kazmën institucioneve të kultit. Edhe këmba vend s’ka për të na zënë më edhe për nja 100 vjet tjera.

Edhe këta perëndimorët që kanë 30 vjet që e përdorin shqipërinë si laborator kavjesh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit