I akuzuar për dhunë në familje, 48 vjeçari tentoi të arratisej nga burgu

I akuzuar për dhunë në familje, 48…

Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare është arratisur pasditen e së enjtes nga paraburgimi i Policisë së Magnezisë.

Sipas mediave Greke pasi u konstatua arratisja e tij, është vënë alarmi për lokalizimin e tij, për pasojë është gjetur rreth 4 orë më vonë në rrugën 2 Nëntori.

Ai ka qenë i dënuar për dhunë në familje dhe ka llogari të hapura me drejtësinë.  48-vjeçari ndodhej në paraburgim pasi po gjykohet në Gjykatën Penale Tre anëtarëshe për çështje të ndryshme edhe pse vuan dënimin me burg në burgjet e Larisës.

Vetëm të premten e kaluar ai u dënua me 18 muaj me kusht, pasi Gjykata Penale Tre anëtarësh e Volos e shpalli sërish fajtor për lëndime trupore në familje, kanosje në familje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

I pandehuri është në paraburgim në burgjet e Larisës për dhunë në familje, në kurriz të gruas së tij të larguar dhe vjehrrit të tij, dhe shpesh ka shqetësuar opinionin social vendas.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit