I akuzuar për trafik droge, ish-Shefi i Policisë lihet pas hekurave

I akuzuar për trafik droge, ish-Shefi i…

Gjergj Kohila, ish-shefi i Policisë në Sektorin e Luftës kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, është lënë në burg. Ai akuzohet për trafik droge.

Kujtojmë që para tre ditësh, Kohila u vetëdorëzua në polici, pasi Gjykata e ka dënuar me 8 vite burg si i përfshirë në grupin e Habilajve. Është provuar se ish-shefi i Policisë është përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga Habilajt.

Zyrtarët që u shpallën në kërkim për përfshirje në trafikun e drogës ishin Gjergj Kohila, Jaed Çela dhe Sokol Bode. Vetëm Jaeld Çela ndodhet në burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit