I akuzuar për vrasje, 'Kobra' përplaset me të pandehurit në gjyq: Gjeni DVR-në

I akuzuar për vrasje, ‘Kobra’ përplaset me…

Dibran Hoxhaj ose i njohur ndryshe si “Kobra” ka dalë këtë të enjte para gjykatës Themelore në Prishtinë për tu njohur me dënimin për akuzat që mbart, lidhur me atentatin e ndodhur në lokalin e tij “Kobra City” ku mbeti i vrarë Visar Cengu.

Pas leximit të akuzës nga prokurorja Merita Bona, “Kobra” është përplasur me gjyqtarët duke mohuar të ketë qenë i përfshirë në ngjarje.

“Absolutisht, për asnjërën hiç edhe kisha pas qejf nëse vetëm njëra prej provave që i ka cek apo figuron dora ime apo diçka, më jepni këtu burgim të përjetshëm”, tha Hoxhaj.

I akuzuari ka 16 muaj që mbahet në paraburgim, dhe kjo duket se e ka shtyrë t’i drejtohet të akuzuarit tjetër Roland Susuri të cilit i ka thënë se duhet t’i sjellë kamerat e sigurisë.

“Zotni, keni me sjellë DVR, 16 muaj jam në burg, keni me sjellë DVR”.

Për shkak të agravimit të situatës, “Kobra” u përjashtua nga seanca e gjyqit për një moment, për tu rikthyer sërish më pas ku kryetari i trupit gjykues Kujtim Krasniqi i ka kërkuar që të sillet mirë.

“Për Dibranin më asnjë vërejtje s’ke me pas deri në fund, do ta shikosh, po ta jep fjalën që jo për frikë, për frikë në pus m’u mshefë, kam me ndejt gjithmonë në heshtje. Ju kërkoj falje… kushdo që ka bo pazar policë apo këta me jetën time…”, tha Dibran Hoxhaj kur u kthye.

Hoxhaj akuzohet për ngjarjen e ndodhur në datën 3 janar 2023 rreth orës 04:10 të mëngjesit, ku në lokalin e tij “Kobra City”, një konflikt i nisur me disa shtetas nga Kukësi për pagesën e faturës agravoi në përdorimin e armës. Nga ngjarja humbi jetën Visar Cengu dhe u plagosën dy miqtë e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit